Qeveria miraton konceptin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Qeveria miraton konceptin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Koncept-dokumentin për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes theksoi se kanë kaluar 22 vite pas luftës dhe adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është shumë larg prej asaj që ne duam e na duhet.

“Nuk mund të zhbëjmë të kaluarën e as ta kthejmë kohën mbrapa për të adresuar krimet që duhej të ishin adresuar kohë më parë, por mund të bëjmë më të mirën në rrethanat në të cilat jemi. Shkeljet e rënda të drejtave të njeriut, krimet e luftës, do të trajtohen nga mekanizimi për dokumentimin e krimeve të kryera”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ka shtuar se koncept-dokumenti rekomandon themelimin e mekanizimit me anë të një ligji të veçantë.

 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qëllimi i mekanizmit është që krimet të mblidhen, verifikohen, sistemohen, të ruhen dhe të jenë të qasshme.

”Qëllimi i krijimit është që krimet që kanë ndodhë të mblidhen, të verifikohen dhe të jenë të qasshme për viktimat, për shoqërinë dhe pastaj për institucionet e drejtësisë”, tha Haxhiu.

Gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona.

Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike.

Ndërkohë janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona ende të pagjetur nga lufta, kryesisht shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy