Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pasi iu gjetën armë dhe doza të vogla droge.
Përmes një njoftimi për mediat, policia thekson se u arrestua shtetasi K.L., të cilit gjatë kontrollit ju gjet dhe ju sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak
Sipas policisë, në vijim të operacionit “Bashkëpunimi” u arrestuan edhe shtetasit D. Rr.24 vjeç dhe S.P, 23 vjeç, të dy banues në lagjen nr.13 Plazh - Durrës, si dhe u proceduan penalisht shtetasit XH.B, 24 vjeç, S.N, 30 vjeç, i dënuar me pare për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, dhe V.M 35 vjeçe.
“Ne zonën e Plazhit të qytetit Durrës, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit XH.B, gjetën dhe sekuestruan dy grirëse të lëndës narkotike që shërbejnë për përgatitjen e saj në doza dhe një palë targa, si dhe gjatë kontrollit fizik të shtetasit S.P, gjetën dhe sekuestruan 18.5 gramë lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Durrës për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".



