Ushtroi shunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Ushtroi shunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë Isuf Dervishin, 34 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu bëhet me dije se janë proceduar penalisht 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", "Kanosje","Ndërtimi i paligjshëm".

Policia njofton gjithashtu se po punon për gjetjen e një gruaje në Gramsh pasi burri i saj ka kallëzuar largimin e saj nga banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: DVP Elbasan

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në lagjen "Dyli Haxhire", Elbasan, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës", pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases  A. D., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisaristit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit:

E. Q., 20 vjeç, banues në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, për veprën penale "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 radio si ato të Policisë;

I. S., banues në fshatin Tërbaç, Elbasan, për veprën penale "Kanosja", pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasen E. Gj.;

Dh. B., 59 vjeç, banues në lagjen "Shënkoll", Elbasan, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", pasi u kostatua duke kryer punime ndërtimi pa leje;

Në Komisariatin e Policisë Gramsh ka bërë kallëzim shtetasja I. B., 47 vjeçe, banuese në fshatin Pishaj, Gramsh, se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi G. B., 51 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy