Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje masive dherash.
Në fshatin Murrash të Librazhdit ka pasur rrëshqitje masive dherash, aq sa gurët kanë përfunduar në rrugën nacionale.
Mësohet se përmbytje ka pasur edhe në zonën e Fushë-Krujës, përkatësisht në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Likmet.
Përmbytjet janë shkaktuar pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm, por edhe pamundësia e kullimit të ujërave.



