
Dy vëllezër janë arrestuar në fshatin Qënas të Fierit, pasi qëlluan për vdekje me thikë 77-vjeçarin Haxhi Balla. I plagosur në këtë ngjarje mbeti edhe djali i të ndjerit Aleks Ballla.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 39 vjeç dhe G. B., 40 vjeç (vëllezër), banues në Qënas, Fier, pasi ditën e djeshme kanë goditur me thikë, për motive të dobëta, shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B. Shtetasi A. B., pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë, ndërsa 77-vjeçari ndërroi jetë ditën e sotme, në spital”.
Sherri nisi fillimisht me fjalë e shpulla, ndërsa përfundoi me goditjen e thikës nga ana e 38-vjeçarit ndaj Aleks e Haxhi Ballës. I dyshuari kryesor mbi sulmin është 39-vjeçari Armando Boriçi.



