Arrestohen dy persona në Tepelenë, procedohet edhe 79 vjeçari

Arrestohen dy persona në Tepelenë, procedohet edhe 79 vjeçari

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Tepelenë, të cilët kishin kultivuar në oborret e tyre bimë narkotike.

Bëhet me dije se në pranga janë vënë R. S., 23 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës L. B., 79 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Veliqoti”.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si dhe kontrollit masiv të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Veliqoti”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit R. S., 23 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi L. B., 79 vjeç, pasi në oborret e banesave të tyre, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.

Kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur dronë do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy