Itali, anija me emigrantë “trazon” akoma më tej qeverinë në krizë (VIDEO)

Itali, anija me emigrantë “trazon” akoma më tej qeverinë në krizë (VIDEO)

Një tjetër anije me emigrantë pranë brigjeve të Italisë është kthyer në qendrën e debatit politik të vendi fqinj. Mjeti lundrues me 147 emigrantë ka 13 ditë në det të hapur, pasi zv.kryeministri dhe ministër i Brendshëm, Mateo Salvini, lëshoi një urdhër që ndalon ankorimin e saj në portet italiane. Anija iu drejtua një porti pasi një gjykatë në Romë e pezulloi urdhrin e Salvinit, por megjithatë nuk i është afruar bregut nga frika e përsëritjes së episodit të qershorit, kur në një rast të ngjashëm u arrestua kapiteni i anijes.

Rasti ka trazuar politikën dhe qeverinë italiane, e përçarë jo pak javët e fundit.

Salvini ka lëshuar një tjetër urdhër bllokues për anijen që priste të hynte në portin në Lampeduzës, por ministrja e mbrojtjes, e cila është anëtare e partisë partnere të koalicionit, Lëvizja Pesë Yjet, refuzoi ta firmosë këtë urdhër.

Duke sfiduar hapur Salvinin, i cili deri më tani ka diktuar politikën e imigrimit të Italisë, Elisabetta Trenta tha se kundërshtimi i vendimit të gjykatës është shkelje e ligjit dhe se "politika nuk duhet të humbasë humanizmin e saj".

Ndërkohë, në një letër të hapur drejtuar Salvinit, kryeministri Xhuzepe Konte, shprehet se disa vende të BE-së janë ofruar për t’i pritur emigrantët që mbeten të bllokuar në anije. Konte ka garantuar se emigrantët, të cilët u kapën në brigjet e Libisë në fillim të gushtit, do të ndahen midis Francës, Gjermanisë, Rumanisë, Portugalisë, Spanjës dhe Luksemburgut.

Ndërhyrja e kreut të qeverisë italiane vjen në mes të një krize tjetër qeveritare, e cila mori plotësisht formë kur Salvini njoftoi se dëshiron t’I japë fund koalicionit midis partisë së tij Lega dhe Lëvizjes Pesë Yje dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkohë, organizata e bamirësisë, Open Arms, ka dhënë alarmin për kushtet e rënda në të cilat janë emigrantët në anije. Vullnetarët e saj thonë se gjendja shëndetësore dhe psikologjike e emigrantëve është rënduar dhe ndërhyrja është e domosdoshme.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy