
Një person i akuzuar për përndjekjen është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.
Komisariati i Policisë Elbasan pas kallëzimit nga një 23-vjeçare se një 40-vjeçar e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kanë organizuar punën dhe kanë ndaluar shtetasin:
-S. P., 40 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



