Thaçit i lejohet vizita në Kosovë, bën homazhe te varri i babait

Thaçit i lejohet vizita në Kosovë, bën homazhe te varri i babait

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të tij. Ai ka bërë homazhe te varri i babait në Burojë të Skenderajt.

Nga Rotterdami, Thaçi ka arritur në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 10 ndërkaq është përcjell nën masa të rrepta sigurie nga zyrtarë e policë të EULEX-it.

Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderojë të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

Ky ishte mesazhi i ish-presidentit, Hashim Thaçi, në kurorën që ia la te varri i babait të tij.

Gjykata Speciale e Kosovës nuk e kishte lejuar Thaçin të vijë nga Haga në ditën e varrimit edhe pse avokati i tij konfirmoi se kanë bërë kërkesë.

Ndërkohë vizita e sotme në Kosovë është konfirmuar nga Specialja, duke njoftuar se ai është lejuar të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e ngushtë

“Mund të konfirmoj se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në paraburgim në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës 

Thaçi e takoi babanë për herë të fundit më 13 mars, kur i bëri vizitë në QKUK.

Ndaj ish-presidentit e ish-kryeministrit të Kosovës, Specialja ka ngritur dy aktakuza, për krime lufte dhe për ndikim te dëshmitarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy