“Tregtar në Fier” çon në pranga bandën shqiptare të prostitucionit në Milano

“Tregtar në Fier” çon në pranga bandën shqiptare të prostitucionit në Milano

Një bandë shqiptarësh që shfrytëzonte vajza të reja, të cilat prostituonin në Milano, është goditur nga policia italiane. Operacioni i koduar “Tregtar në Fier” ka çuar në pranga 25 persona, pothuajse të gjithë nga Fieri. Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë italiane për akuzat e favorizimit të prostitucionit dhe trafikut të lëndëve narkotike, pasi hetimet kanë zbuluar se një pjesë e atë ardhurave nga prostitucioni përdorej për blerjen e lëndëve narkotike si heroina dhe kokaina.

Grupi kishte krijuar zonën e vetë të influencës dhe grupet e tjera të prostitucionit duhej t’i paguanin taksë për t’i lejuar vajzat e tyre të dilnin në rrugë. Vajzat shfrytëzoheshin për të siguruar fitime që varionin nga 8-12 mijë euro në muaj.

Organizata kriminale bazohej mbi lidhjet familjare të pjesëtarëve. Në krye të saj qëndronin tre persona: Kristian Marku (Daja) 45 vjeç, Renato Arapi (Kaci), 37 vjeç dhe Oridian Fslliaj (Ori), 31 vjeç.

Bandat e tjera të prostitucionit u paguanin atyre një taksë 50-100 euro kundrejt “lejes” për të nxjerrë vajzat e tyre në rrugë.

“Jam i zoti i vendit”, citohet kreu i grupit të shqiptarëve në përgjimet e kryera nga autoritetet italiane. Rreth 37 mijë euro kesh u kapën në momentin e arrestimit të shqiptarëve.

Ndërkohë, edhe vajzat e shfrytëzuara kanë rrëfyer dhunën dhe kërcënimet me të cilat përballeshin para se të dilnin në rrugë. “Nëse e përdor më celularin ndërsa punon, të bëj ta hash. Do ta paguash shtrenjtë. Kur të kthehesh në shtëpi do të të thyej kokën”, ishin kërcënimet e tutorëve para se ato të dilnin në rrugë. Një prej tyre ka rrëfyer se i kishin derdhur vaj të nxehtë në këmbë, ndërsa një tjetër ishte dhunuar aq barbarisht, saqë kishte pësuar dëmtime në timpanin e veshit.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy