Efektivi i burgut i dhunuar punonte dhe në lokal nate, si iu mor arma e shërbimit

Efektivi i burgut i dhunuar punonte dhe në lokal nate, si iu mor arma e shërbimit

Zbulohen detaje të reja lidhur me efektivin e burgut të dhunuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Gazetari Besmir Pula raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht.

Efektiv i policisë së burgjeve është goditur me shkop bejsbolli në kokë dhe krahë dhe si pasojë e dëmtimeve të marra është dërguar në Spitalin e Traumës.

Pas marrjes së mjekimit të nevojshëm, ai është larguar nga spitali.

Komisariati nr.6 në kryeqytet i cili po kryen veprimet hetimore, ka si pistë të parë goditjen për shkak të detyrës, por nuk përjashtohet që plagosja të ketë ndodhur edhe për shkaqe të tjera për shkak se ishte i punësuar në një lokal nate.

Mësohet se autorët që e kanë dhunuar kanë qenë tre persona. Efektivi i burgut ka nxjerrë armën e shërbimit në shenjë rezistence, por autorët e sulmit ja kanë marrë.

36-vjeçari ishte në sistemin e burgjeve prej tetë vitesh dhe dy vitet e fundit ishte transferuar në burgun “313” në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy