Qëlloi me armë duke kërcënuar fqinjin, bie në prangat e policisë 43-vjeçari

Qëlloi me armë duke kërcënuar fqinjin, bie në prangat e policisë 43-vjeçari

Një 43-vjeçar me inicialet B.M. përfundoi në prangat e policisë pasi kërcënoi me armë fqinjin e tij në zonën e Alliasit.

Në njoftimin e policisë thuhet se autori, "gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit".

 

NJOFTIM

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stroke".

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga 43-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij.   

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municion luftarak.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, në Allias, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stroke”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy