
Policia Rrugore vijon kontrollet në akse të ndryshme të vendit duke konstatuar një sërë shkeljesh nga një numër mjaft i lartë të drejtuesve të mjeteve. Këtë të diel, Policia njofton se 11 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, prej të cilëve 5 për drejtim të automjetit në gjendje të dehur. Ndërsa janë gjobitur 1734 shoferë për shkelje të kodit rrugor si dhe janë pezulluar 39 leje drejtimi.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar automjete duke ecur me shpejtësi deri në 170 km në orë, ndërsa shumë të tjerë janë kapur me logot e institucioneve shtetërore të cilat i përdornin për të shmangur kontrollin. Policia i bën apel qytetarëve të shumtë që kthehen nga plazhet përgjatë orëve të pasdites që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor si dhe të denoncojnë çdo shkelje që pikasin në rrugë.



