OFL në Tiranë u dërgon formualin katër të dënuarve për prostitucion, drogë e vjedhje

OFL në Tiranë u dërgon formualin katër të dënuarve për prostitucion, drogë e vjedhje

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon burimet e pasurisë katër personave nga Tirana të dënuar për vepra të rënda penale.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bashkim (Kosta) Mëllugja,banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Urim Picari ,banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Naim Lataj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bledar Stafuka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy