
Dy lëkundje tërmeti në distancë kohore disa minuta u regjistruan në vend pasditen e sotme.
Lëkundja e parë më magnitudë 3.2 ballë e shkallës Rihter u ndie në kryeqytet dhe zonat përreth RRETH ORËS 17:15. Vetëm pak minuta më vonë u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 2.7 ballë. Epiqendra ka qenë me një distancë prej 2.1 km nga Kruja.
Nuk ka raportime për dëme materiale.



