
Burrë e grua janë arrestuar në Krajën të Lezhës pasi gjatë kontrolleve janë konstatuar duke kultivuar bimë narkotike.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 64-vjeçar i identifikuar me inicialet P.K dhe bashkëshortja e tij 62-vjeçare D.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.



