Policia e Durrësit thotë se ka zbardhur djegien e një makine dy javë në parë, duke vënë në pranga autorin e dyshuar të cilit i është gjeture dhe lëndë narkotike,
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e djegies së një automjeti, është vënë në pranga Emilian Basha, 32 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari më datë 13 shkurt, në lagjen nr.10, Durrës, ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj.
Gjatë kontrollit në banesën e Bashës, uniformat blu kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



