
Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë. Sipas policisë, shtetasi E. T., banes në fshatin Këmishtaj ishte punonjës në resort, ndërsa nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup.
Nga verifikimet paraprake, policia dyshon që i riu të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



