
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se pika kufitare e Kapshticës ka rihapur lëvizjen për mjetet e tonazhit të rëndë.
Ndërsa në pikën kufitare të Qafë-Thanës, vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre.
Autoritetet e Policisë maqedonase dhe Policisë greke, kanë njoftuar dje palën shqiptare, se për shkak të reshjeve të dendura të borës do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pikat e kalimit kufitar Qafë Thanë dhe Kapshticë.
Ky vendim ka ardhur për shkak të vështirësive në lëvizje, prezencës së akullit në rrugë, deri në normalizimin e situatës dhe pastrimit të rrugëve.



