“Beleri”, Sejamini: U zgjodh prej PD dhe LSI, jo si grek. I janë shkelur të drejtat si çdo shqiptari tjetër

“Beleri”, Sejamini: U zgjodh prej PD dhe LSI, jo si grek. I janë shkelur të drejtat si çdo shqiptari tjetër

Gazetari Neritan Sejamini, thotë se në momentin që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri është i paraburgosur, nuk beson se mundet të lejohet të betohet, pasi kemi një ligj se përcakton rastet se kur mund të dalë nga burgu.

Çështja Beleri fillon me politikën, drejtësinë, policinë dhe qeverinë dhe është tregues i situatës ku ka arritur politika shqiptare dhe drejtësia shqiptare, se ka shkelje të të drejtave të njeriut.

Më shumë se nga ana juridike ne mund të diskutojmë problemin e ndërhyrjes së politikës në drejtësi.

Pse kjo çështje ka arritur në këtë pikë kur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi unë nuk e di.

Nuk e di se çfarë është kjo gjë kaq e madhe që politika shqiptare po e sakrifikon që Beleri për sa kohë është i padënuar është i pafajshëm. Kjo çështje i ka të gjitha ngjyrat.

Nuk dua të gjykoj vendimin e gjykatës se më duket vendim i drejtë se në thelb kjo është një çështje thellësisht politike.

Po të mos ishin votat e PD dhe LSI, Beleri as nuk do i ishte afruar fitores. Që të trajtohet si përfaqësues i komunitetit grek, kjo nuk ka ku të rri.

Se dhe Jorgo Goro është i komunitetit grek. Ai është përfaqësues i zgjedhur i opozitës shqiptare.

Nuk janë shkelur të drejtat etnike të shtetasit Beleri. Atij mund ti jenë shkelur të drejtat si çdo shqiptari tjetër.

Atij i është shkelur e drejta për tu zgjedhur, se nuk po lejohet të ushtrojë detyrën, nuk ka asnjë lidhje me Greqinë me qeverinë greke.

Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se qeveria greke nuk ka punë në këtë çështje dhe se nuk i janë shkelur të drejtat e njeriut.

Ai shtoi se Beleri është dënuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për nxitje të urrejtjes dhe gjykata e ka çuar në Strasburg, dhe Gjykata e Strasburgut ka lënë në fuqi vendimet e gjykatave shqiptare.

Sipas tij, Beleri nuk e ka shlyer kurrë dënimin edhe pasi është njohur me dënimin dhe se ky dënim i është falur pas shumë vitesh, duke e cilësuar të pavërtetë faktin se është rehabilituar, pasi tha se u fal.

Një gjë e pranojmë të gjithë, atij i është shkelur e drejta për të ushtuar detyrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy