Ka ndërruar jetë në spital 61-vjeçari, i cili Dy javë më parë ishte qëlluar nga bashkëshortja me sqepar.
Mësohet se ka humbur jetën Llesh Deda 61-vjeç, i cili rreth dy javë u qëllua me sqepar nga bashkëshortja Drane Deda 58-vjeç.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti. 61-vjeçari ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka debatuar me gruan, debat që më pas ka degraduar në dhunë, dhe në atë moment 58-vjeçarja ka goditur me sqepar të shoqin.
Çifti kishte 10 fëmijë, ndërsa aktualisht gruaja është në komisariatin e policisë në Kurbin.



