
Një 47-vjeçar i akuzuar për përdhunime të shumta është arrestuar të shtunën në Korfuz.
Mediat greke shkruajnë se operacioni policor për arrestimin nisi pas zhdukjes prej 2 ditësh të një gruaje 34 vjeçare me origjinë shqiptare pak ditë më parë.
Bashkëshorti i saj kishte ngritur alarmin për zhdukjen e shqiptares, e cila pasi ishte gjetur nga uniformat blu deklaroi se ishte rrëmbyer, kërcënuar dhe përdhunuar nga Dimitri Spioti, i ashtuquajturi “monstra” e Korfuzit.
Mësohet se 47-vjeçari është person me precedent penal dhe i akuzuar e dënuar edhe vite më parë për përdhunimin e disa turisteve nga Britania e Madhe.
Edhe pse u dënua në vitin 2012 me 53 vite vite burgim, shtypi grek shkruan se ai u la i lirë në Gusht të vitit 2019 në kuadër të ligjit “Paraskevopoulos”, një ligj që krijon lehtësi për të dënuarit me aftësi të kufizuara, të miturit dhe shtetasit e huaj.



