Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 54-vjeçari në Lushnjë

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 54-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë një 54-vjeçar me iniciale F.B pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Po ashtu bëhet me dije se në prangat e policisë së Fierit ka rënë dhe 42-vjeçari E.Ll i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Njoftimi: DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën shtetasin e shpallur në kërkim E. Ll., 42 vjeç, banues në Fier, pasi është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 54 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. T., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 28 vjeç, banues në Strum, pasi dyshohet se ka fyer një shtetase, përmes celularit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy