Baste sportive në një lokal në Krujë, vihet në pranga një person

Baste sportive në një lokal në Krujë, vihet në pranga një person

Një person është vënë në prangat e policisë së Krujës, pasi vinte baste sportive në lokal.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, që ka si qëllim goditjen e rasteve në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati të palejuara.

Si rezultat, është bërë e mundur goditja e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe arrestimi në flagrancë i Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen nr.4, Krujë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara".

41-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë, në lokalin ku punonte, duke vënë baste sportive me anë të një aparati celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e lokalit, shtetasin M. S., banues në lagjen nr.4 Krujë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy