Të implikuar në raste prostitucioni/ Procedohen penalisht katër persona në Durrës

Të implikuar në raste prostitucioni/ Procedohen penalisht katër persona në Durrës

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 4 persona në Durrës, pasi akuzohen për implikim në rast prostitucioni.

Të katër shtetasit të huaj dhe shqiptar, u kapën në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, teksa shfrytëzonin për prostitucion ose ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Të implikuar në një rast prostitucioni, që kryhej në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, procedohen penalisht 4 shtetas (shqiptarë dhe të huaj). Sekuestrohen 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe për shtetasit N. B., 56 vjeç, T. S., 28 vjeçe dhe A. P., 36 vjeçe (me shtetësi amerikane dhe bjelloruse).

Të 4 shtetasit u kapën në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, teksa shfrytëzonin për prostitucion ose ushtronin këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy