
Një kamerier në Francë është qëlluar për vdekje nga një klient, i cili ishte acaruar duke pritur shumë gjatë për sanduiçin e tij, njofton agjencia e lajmeve AFP.
Kolegët e viktimës lajmëruan policinë pasi ai u qëllua në sup në periferinë Noisy-le-Grand në lindje të Parisit të premten në mbrëmje.
Një dëshmitar tha se personi i armatosur humbi durimin "pasi sanduiçi i tij nuk ishte përgatitur aq shpejt", dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
28-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes.
Personi i armatosur është në arrati, kurse policia ka hapur një hetim mbi vrasjen. /Euronews/



