KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Durrësit, Edina Kurti

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Durrësit, Edina Kurti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokuroren pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit, Edina Kurti.

Prokurorja Edina Kurti u përball me vetingun me 28 tetor për tre kriteret e vlerësimit atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional.

Prokurorja Kurti dha shpjegime për burimet dhe pamundësitë financiare për dy apartamente dhe një automjet. Po ashtu, ajo dha shpjegime edhe për gjetjet në disa çështje profesionale.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine pasi analizoi provat dhe fakte vendosi konfirmimin në detyrë të prokuroren pranë Prokurorisë së Kavajës, Edina Kurti.

Edina Kurti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si oficere e policisë gjyqësore.

Ajo u emërua prokurore në vitin 2012 dhe e ushtron funksionin e saj prej një dekade pranë Prokurorisë së Rrethit Kavajë, së fundmi është transferuar në atë të Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy