
Një tjetër person është vënë në pranga nën akuzën e zjarrvënies pasi u kap në flagrancë nga Policia e Lushnjës teksa po digjte mbeturinat në anë të rrugës Lushnjë-Rrogozhinë, porse zjarri i doli nga kontrolli.
Autori është një 63-vjeçar, me iniciale B.K., i cili banon në Dushk të Lushnjës.
Sipas policisë, ky akt rrezikoi përhapjen në ambientet dhe bizneset që ndodheshin aty pranë.
Ky është arrestimi i radhës, në vijim të punës që po bëjnë autoritetet shqiptare, për të parandaluar rastet e zjarrvënies dhe identifikimin e tyre.



