
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja për Lirim nga qelia.
Çyrbja u dënua me 3 vjet burg për veprat penale të korrupsionit në zgjedhje, përkrahjes së krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, Çyrbja do të vuajë 2 vjet burg.



