Aksidentohet për vdekje e 60-vjeçari në Rrogozhinë

Aksidentohet për vdekje e 60-vjeçari në Rrogozhinë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”. Policia bën me dije se një automjet ka aksidentuar një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Shoferi është shoqëruar në policinë e Kavajës për të filluar hetimet.

Me datë 02.12.2021, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy