
Pasi qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij, Mexhit Picari e ka hedhur armën e krimit në Lumin Lana në kryeqytet. Krimi i rëndë ndodhi mesditën e sotme, në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. 40-vjeçari, Kudret Saliaj u ekzektua në ditën kur gjykata do të vendoste për ndarjen e çiftit dhe përcaktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të tyre.
Padia për zgjidhje martesë ishte bërë nga viktima, ku krahas ndarjes ai kishte kërkuar edhe kujdestarinë e fëmijëve si edhe detyrimin e bashkëshortes Dhurata Saliaj për dhënien e një kontributi financiar për ta. Po ashtu, objekt i seancës së sotme ishte edhe përcaktimi i ditës së takimit të nënës me dy djemtë dhe vajzën e mitur.
Një vit më pare, sipas informacioneve, mësohet se viktima kishte kërkuar urdhër-mbrojtjeje nga ish-vjehrri. Gjykata nuk e kishte pranuar kërkesën e tij për një urdhër-mbrojtje, ndërsa ishte shprehur se ndihej ende i kërcënuar nga ish-vjehrri.
Ndërkohë, momentin kur ndodhi ngjarja, djali i mitur i Kudret Saliajt, i cili mbeti i vdekur mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës ka qenë dëshmitari i krimit. Ai ka përjetuar momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë. Sipas dëshmitarëve, djali bërtiste me të madhe “baba baba”, ndërsa është trembur dhe nga lokali ku ishte i ulur bashkë me të atin, avokatin Adriatik Cama dhe punonjësen sociale, është larguar e ka hyrë në Gjykatë.
Në drejtim të 40-vjeçarit janë qëlluar 8 plumba, ku 5 e kanë prekur atë në trup. Ndërkohë në një njoftim paraprak të policisë thuhet se ish- prokurori, është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr edhe ndihmën nga mjekët.



