
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.480 testime kurse janë regjistruar 296 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 143, Gostivar – 60, Kërcovë – 23, Strumicë – 11, Shtip – 10, Tetovë – 9, Kumanovë – 8, Strugë – 6, Ohër – 5, Prilep, Radovish dhe Dibar nga 3, Manastir, Kocanë, Negotinë de Probishtip nga 2, Veles, Kavadar, Vinicë dhe Kratovë nga 1 rast.
Në kushte spitalore në një ditë kanë ndërruar jetë tetë pacientë, dhe atë: 3 nga Gostivari (54, 69 dhe 78 vjec), 2 nga Struga (69 dhe 74 vjec) 2 nga Tetova (44 dhe 51) dhe një nga Koçana (74).
Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 2.001, Tetova me 1.172, Gostivari me 820, Kumanova me 363 dhe Kërcova me 330 u prijnë qyteteve me më shumë raste aktive në nivel vendi.
Sipas raportit ditor, janë shënuar 109 pacientë të shëruar, kurse numri i rasteve aktive shkon në 5.937.



