Dhunohej nga bashkëshorti/ Vetëhelmohet me pesticide nëna e dy fëmijëve në Poliçan

Dhunohej nga bashkëshorti/ Vetëhelmohet me pesticide nëna e dy fëmijëve në Poliçan

Një 34-vjeçare nga qyteti i Poliçanit ka tentuar vetëhelmimin, duke konsumuar një sasi të madhe pesticidesh.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në lagjen “Kombinat”, në Poliçan, dhe shkak për ndërmarrjen e këtij vendimi të gruas është bërë dhuna e vazhdueshme që bashkëshorti i saj ushtronte ndaj saj.

Për shkak të dhunës në familje, mësohet se gruaja ka qënë e pajisur një vit më parë me “urdhër mbrojtje” dhe më pas është ribashkuar sërish me bashkëshortin e saj. Burime të besueshme kanë konfirmuar se grindjet dhe dhuna në familjen e 34-vjeçares F.I kanë qenë të vazhdueshme dhe në shumë raste edhe në sy të dy fëmijëve të vegjël.

Gruaja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit nga fëmijët, që kanë njoftuar për ndihmë komshinjtë dhe më pas policinë. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së rëndë mjekët e kanë transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy