Drogë nga Veriu në Jug, goditet grupi kriminal në Elbasan, 4 në pranga (VIDEO)

Drogë nga Veriu në Jug, goditet grupi kriminal në Elbasan, 4 në pranga (VIDEO)

Një operacion i zhvilluar nga Policia e Elbasanit ka çuar në goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge nga veriu në jug të vendit, si dhe drejt kufirit për dalje jashtë Shqipërisë.

 

Operacioni i koduar “Jug & Veri”, i finalizuar pas disa javësh hetimesh me metoda speciale, u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

 

Si rezultat i ndërhyrjes, u arrestuan në flagrancë Arben Guçe, 31 vjeç; Elion Qeva, 29 vjeç; Fran Pjetra, 35 vjeç. Gjithashtu, u ndalua me iniciativë edhe shtetasi Mark Muraca, 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se kishte vënë në dispozicion automjetin për transportimin e lëndës narkotike.

 

Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme kanabisi në disa qytete të vendit, me qëllim shpërndarjen dhe trafikimin e tij jashtë territorit shqiptar.

 

Ndërhyrja e Policisë u krye në unazën e qytetit të Elbasanit. Gjatë operacionit, drejtuesi i njërit prej automjeteve, A. G., ka kundërshtuar efektivët dhe, në tentativë për t’u larguar, ka përplasur mjetin e shërbimit policor.

 

Nga kontrolli në automjetin ku udhëtonin A. G. dhe E. Q., u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me 32 fishekë luftarakë, e dyshuar për trafikim. Ndërsa në një automjet tip “Volkswagen Golf”, me drejtues F. P., u gjetën dhe u sekuestruan 41 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se po transportohej drejt Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë.

 

Policia bëri me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 kg kanabis, një armë zjarri me municion luftarak, dy automjete dhe dy telefona celularë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë për vijimin e hetimeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy