
Një person i cili lëvizte me një armë zjarri gjysmë automatike në makinë, është vënë në prangat e policisë së Matit.
Efektivët e policisë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një person që qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bridge”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në Klos.
Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur “Ura e Matit”, uniformat blu lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga 25-vjeçari, dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri gjysmë automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.



