Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për vrasjen e ndodhur në muajin tetor të vitit të shkuar në ish-Bllok. Nën akuzë është vënë shtetasi Marviol Bilo, ish-komando i përfshirë në ngjarjen që tronditi Tiranën.
Ndaj Billos është ngritur akuza e “plagosjes së rëndë në kapërcim të kufinje të mbrojtes së nevojshme”, ndaj shtetasit Elion Hato.
Organi i akuzës vendosi pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhës sepse argumentohet se ka qenë në kushtet mbrojtjes ekstreme. Ndërkohë, Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi, akuzohen për “moskallëzim krimi”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e datës 4 tetor 2018, në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku i vrarë mbeti shtetasi Fabiol Gaxha dhe u plagos rëndë shtetasi Elion Hato. Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata.



