
Plagosje me armë gjahu në fshatin Picar në Gjirokastër. Një 59-vjeçar ka qëlluar aksidentalishte me çifte kushëririn, ndërsa përpiqej të trembte qentë e lagjes. A.M. ka qëlluar ne drejtim të qenve ndërkohë që shpërthimi i saçmes nga gryka e armës së gjahut, ka dëmtuar kushëririn e tij, Siri Muro qe ishte në krahë të agresorit të qenve. Lëndimi nga saçmja ka qenë serioz, çka ka bërë që Muro të përfundojë në spitalin rajonal të Gjirokastrës për mjekim. Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rastin.
Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në fshatin Picar, Gjirokastër, shtetasi H. M., 71 vjeç, banues në fshatin Picar, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu qenin e shtetasit S. M., ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi S. M., 68 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut.
Shtetasi i dëmtuar mori ndihmën e parë nga shërbimet mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.



