Një operacion i policisë së Sarandës i koduar “Silence” ka vënë në pranga një person të akuzuar për vjedhjen e një sasie parash dhe sende personale, në një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silence”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin e Xh. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe B. H., 24 vjeç, banues në Berat.
Xh. K., dyshohet se ka vjedhur në një automjet, në Sarandë, një shumë parash, karta bankomati, dy aparat celulare dhe 1 tabletë Smart.
Ndërkohë nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi B. H., ka qenë i pranishëm në momentin e vjedhjes, por nuk ka kallëzuar krimin në polici.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprat penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit Xh. K., dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit B. H.



