
Shkatërrohet grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qarkun e Shkodrës.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Arjan Cerjani, Enkeledia Cerjani, Laert Cerjani, Luis Cerjani, Emiljan Hajdaraj, Gjergj Pllumbi, Indrit Ishmakej, Valentin Plenishta si dhe është shpallur në kërkim një Redi Idrizi me profesion infermier.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një arsenal armësh është sekuestruar (5 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë sportive), 6 thika, metadon, doza kokaine e kanabisi dhe municion luftarak.
Aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë gjatë një kohe të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve midis shtetasve Redi Idrizit dhe Arjan Cerjanit.
Më pas, këto medikamente, të arrestuarit e tjerë ua shisnin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



