
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar një 46-vjeçar, pas marrjes së njoftimit se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe mbante armë zjarri në banesë.
U arrestua R. D., 46 vjeç, banues në Lanabregas, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës dhe gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kryerjen e detyrës.



