Goditën 44-vjeçarin dhe i dëmtuan makinën/ Në pranga i riu, një tjetër në kërkim

Goditën 44-vjeçarin dhe i dëmtuan makinën/ Në pranga i riu, një tjetër në kërkim

Një 23-vjeçar me inicialet D.H. është arrestuar pasi goditi me sende të forta një 44-vjeçar si dhe i dëmtoi makinën. 

Në kërkim është edhe një tjetër shtetas, Q.B., pasi bashkëpunoi me agresorin. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 

NJOFTIMI 

Goditi me sende të forta 44-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin, kapet dhe arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim mbrëmjen e djeshme.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera për dëmtimin me sende të forta të shtetasit Z. L., 44 vjeç, të kryer rreth orës 20:15, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. H., 23 vjeç.

23-vjeçari, së bashku me shtetasin Q. B., për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin Z. L., si dhe i kanë dëmtuar atij, automjetin.
44-vjeçari, pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë, ndërkaq Policia vijon punën për kapjen e shtetasit Q. B., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Shkatërrimi i pronës".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy