Karrotreci me një automjet të ngarkuar përfshihet në aksident në Librazhd-Elbasan

Karrotreci me një automjet të ngarkuar përfshihet në aksident në Librazhd-Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, ku një karrotrec që transportonte një automjet është përfshirë në një incident, duke rrezikuar përkohësisht qarkullimin në këtë segment rrugor. 

Nuk ka ende konfirmim zyrtar për dinamikën e ngjarjes. 

 

Sipas informacioneve paraprake, karrotreci kishte shkuar për të tërhequr një automjet që dyshohet se kishte pësuar më herët një defekt të rëndë gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor. 

 

Gjatë transportimit të mjetit, karrotreci është përfshirë në një aksident, duke krijuar rrezik për drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullonin në zonë.

 

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar apo incidente të tjera, ndërsa dëmet paraprake duken vetëm materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy