Zjarrvënie e qëllimshme në Arapaj të Durrësit/ Arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Zjarrvënie e qëllimshme në Arapaj të Durrësit/ Arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Policia e Durrësit ka njoftuar arrestimin e një shtetasi, përgjegjës për një rast zjarrvënieje. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Arapaj, një shtetas kishte ndezur një zjarr që po dëmtonte pronat përreth, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, si dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit R. K., 59 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës. Për shkak se 59-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e disa kabllove (me qëllim përfitimin e bakrit), u dogj 1 dynym tokë në pronësi të një shtetasi tjetër, u rrezikua dëmtimi i banesave dhe pronave të tjera përreth, si dhe u shkaktua ndotje e lartë e ajrit në zonë. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy