Zona malore në fshatin Dukat i Ri në Vlorë, është përfsdhirë pasditen e sotme nga flakët e zjarrit. Në vendin e ngjares kanë shkuar forcat zjarrëfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të varrezave të fshatit, ndërsa dyshohet që të jetë i qëllimshëm. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe banorë të zonës, ndërsa si pasojë janë djegur disa hektarë me shkurre.
Fatmirësisht nuk është paraqitur asnjë rrezik për banorët.



