Dy persona që prej 4 vitesh ishin nën hetim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, janë arrestuar nga policia. “Blutë” bëjnë me dije se: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me sende të kundërligjshme dhe atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasit në kërkim: J. G., 45 vjeç dhe A. M., 51 vjeç, të dy banues në Sarandë. Gjykata e Sarandës ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



