Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, dënohet me burgim të përjetshëm Besnik Pjetri

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, dënohet me burgim të përjetshëm Besnik Pjetri

Gjykata e Lezhës ka dënuar më burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin (Perdeda), i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Pjetri u gjet fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtje pa leje.

51-vjeçari, më datë 29.08.2022, për shkak të një konflikti me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Pjerin dhe Gent Perjaku (babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së tij).

Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash sapo kishin hyrë në oborrin e banesës së tyre në fshatin Grykë Zezë dhe nga plagët e marra gjetën vdekjen e menjëhershme.

Babë e bir ishin kthyer ditën e ngjarjes nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin patur një dasëm në vendlindje tek disa të afërm të tyre. Siç duket ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banese është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Pjetri i cili është babai i dy vajzave ishte divorcuar, prej më shumë se 6 vitesh nga gruaja e tij dhe që prej asaj kohe kishte patur konflikte të vazhdueshme më ish-gruan dhe familjen e saj.

49-vjeçari pretendonte se familja e ish-nuses së tij i kishte borxhe dhe nuk ia kishin kthyer, ndërsa nuk e kishin lejuar të takonte as vajzat çka dyshohet të jetë bërë shkak dhe për krimin e rëndë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy