
Pasojat e kushteve të këqija të motit kanë çuar në anulimin e procesit mësimor, për ditën e hënë , në shkollat e Kurbinit.

Nga Bashkia Kurbin është ngritur si problem që referuar situatës problematike të furnizimit me energji elektrike, ku shkollat ngrohjen e kanë me energji elektrike, mungesa e saj, të shikohet mundësia që për ditën e nesërme të mos zhvillohet mësim në territorin e bashkisë Kurbin.
Si pasojë e motit me reshje shiu, dëbore dhe ere të forte, shumë rrugë janë të bllokuara dhe shumë njësi administrative përballen me mungesë të energjisë elektrike.



