
Njëzet e një urdhër-arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, përmes një operacioni, për goditjen e mallrave kontrabandë në vend. Në operacion janë përfshirë edhe Tatimet, Doganat dhe Krimi Ekonomik pranë Prokurorisë së Tiranës.
Një një njoftim të dytë, policia bëri të ditur se janë ekzekutuar 15 prej urdhër-arresteve.
I gjithë aktiviteti zhvillohej në faqet online të paregjistruara dhe të pa fiskalizuara, të cilat kryenin evazion fiskal në vlera miliona euro. Bëhet fjalë për një skemë kontrabandë me shitjet online dhe kryesisht për materiale si kozmetike, veshje dhe aksesorë.
Urdhër-arrestet vijnë në vazhdën e operacionit të nëntorit të vitit të kaluar “Fast Delivery”, kur u zbuluan magazina industriale në kryeqytet, që merreshin me kontrabandë mashallash tekstile, duke shmangur detyrimet tatimore.
Këto magazina kishin krijuar një skemë kontrabande që ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit. Shitjet bëheshin në të gjithë Ballkanin, ndërsa vitin e kaluar u prangosën 6 persona.
Të arrestuar
1. Erisa Ismaili
2. Klodian Vladi
3. Erjol Kaftirani
4. Jovan Qemeri
5. Pranvera Rrapushi
6. Estenela Kola
7. Erta Xhetani
8. Elona Rexhepi
9. Arlinda Dalipaj
10. Gentjan Lleshaj
11. Jonida Kromidha
12. Sara Rizaj
13. Shkëlqim Pelinku
14. Behar Bici
15. Rezarta Gjika



