
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 57-vjeçar, nën akuzën se kishte kultivuar bimë narkotike në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe.
“Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



