
Prokuroria e Posacme ka njoftuar për më shumë se 10 urdhër arreste si dhe drejtues të lartë të policive në rrethe të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorë në organizata kriminale të grupeve të trafikut të drogës dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.
Gazetarja Anduena Llabani, tha në studion e lajmeve në MCN TV, se kemi të bëjmë me shpërdorim detyre të zyrtarëve të lartë policor në rrethin e Tiranës dhe të Korçës.
“ Paskemi pasur drogë në duart e trafikantëve. Dhe kemi edhe disa masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Tiranës, dhe të tjera hetime prape më shpërdorim detyre të punonjësve te policisë për rrethin Tiranë dhe Korcë. Kemi skaje gjeografikisht të kundërta, kemi Matin dhe Korçën, ku drejtues të lartë kanë bashkëpunuar me transporte. Në Mat kemi të bëjmë me punonjës policie të cilët kanë ndihmuar grupe të caktuara kriminale në trafikimin edhe të qenieve njerëzore, bëhet fjalë për shtetas sirian dhe ndihma ndaj tyre për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE. Ky është një hetim i cili ka mëse një vit më shumë se një vit, dhe vetëm sot jemi njoftuar për arrestime”.
Llabani, në analizën e saj, saktëson me burime se si mund të ketë ardhur deri të ndihma dhe bashkëpunimi i punonjësve të lartë policor më këto struktura kriminale.
“ Konkretisht, këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kohë dhe episode të ndryshme, në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat anticovid.
Llabani thotë se me ardhjen në detyrë të shefit të ri të policisë, Gledin Nano, dhe me ndryshimet në disa drejtori, besohet se kjo do të jetë vetëm maja e ajsbergut për të nisur spastrimin brenda uniformave blu.
“Duket se është vetëm maja e Ajsbergut, sepse më shumë se drejtori i policisë, nuk e di askush, por të gjitha ato zona të mbjellura me kanabis, kanë pasur mbështetjen e policisë. Por duket se akuzat dhe të gjitha këto publike nuk kanë kaluar pa hetime, dhe në rastet konkrete, duket se ka zyrtarë që kanë akses në terren, janë maja e Ajsbergut, dhe shume shpejt shpejt do të ketë arrestime të tjera. Hetimet thonë se vazhdojnë pasi të tjerë persona janë bashkëpunëtore dhe janë përfshirë në këto aksione kriminale”.



